E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kapet-me-droge-ne-kufirin-kosove-mali-i-zi-arrestohet-shtetasi-maqedonas/Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi maqedonas -...

https://klankosova.tv/kapet-me-droge-ne-kufirin-kosove-mali-i-zi-arrestohet-shtetasi-maqedonas/Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi maqedonas – Klan Kosova

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë të Pejës, pasi gjatë kontrollit në veturën që po e drejtonte, policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë konfiskuar 20.4 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, 1.5 gramë fara të dyshimta kanabisi, tre grindera, një peshore e vogël elektronike, shtatë qese të vogla zbrazëta dhe një pako me letra rizle, njofton Klankosova.tv.

Pas intervistimit nga njësitet e DHTN-së në Pejë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

The post Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi maqedonas appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT