Një audio-incizim e rikthen edhe një herë në vëmendjen e emisionit Kiks Kosova temën e mashtrimit me bileta fluturimi. Kësaj radhe ndryshojnë personazhet, por jo forma dhe mënyra e veprimit.
Nga Ferizaj në Preshevë, Fatjon Zeqiri dyshohet se mashtroi një agjenci turistike, duke lënë pas një borxh prej gati 2 mijë franga zvicerane.
Zeqiri, i riu nga Ferizaj, dyshohet se disa herë me radhë kishte rezervuar bileta udhëtimi nga Zvicra për në Kosovë, jo vetëm për vete, por edhe për ish-bashkëshorten. Në fillim, çdo pagesë u krye në përpikëri.
Por pas kësaj fasade të ndërtuar me kujdes, fshihej një plan i mirëmenduar për të mashtruar agjencinë turistike në Preshevë.
Taktika e tij për të fituar besimin si klient i rregullt dhe i përgjegjshëm, u shndërrua më vonë në një mjet për të realizuar mashtrimin. Pagesat e para ishin thjesht një strategji për të krijuar besueshmëri.
Rasti për të cilin akuzohet Zeqiri lidhet me mos-pagesën e dy biletave udhëtimi në vlerë prej 1,390 frangash, të cilat thuhet se kanë mbetur të papaguara tash e dy vjet.
Pronari i agjencisë, R.M., nga Presheva, ka rrëfyer për Kiks Kosova mënyrën se si Zeqiri, sipas tij, e kishte mashtruar atë dhe biznesin e tij.
Sipas tij, Fatjoni kishte rezervuar bileta për ditën e shtunë, duke argumentuar se, sipas sistemit bankar, pagesat nuk ekzekutohen deri të hënën. Fillimisht, kishte rezervuar një biletë me vlerë 90 franga, dhe vetëm disa ditë më pas vazhdoi me disa rezervime të tjera, gjithashtu gjatë fundjavave.
Detajet i gjeni në videon më poshtë:
The post Kapet mashtruesi i dyshuar i 2 mijë frangave, del incizimi ku rezervoi bileta me fatura false (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.