E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Policia në Mitrovicë të  Jugut, sonte në rrugën “Evlia Qelebia “ ka  realizuar bastisje në një  lokal ku zhvillohej  veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Policia njofton se gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati e bixhozi.

“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në  rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit  të  cilit me aktvendimi të  prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor”.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, thotë policia në një njoftim, transmeton klankosova.tv.

The post Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT