E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kapet-arsenal-armesh-ne-nje-stalle-kuajsh-ne-vallaq-te-zvecanit-foto/Kapet arsenal armësh në një stallë kuajsh në Vallaq të Zveçanit (FOTO)...

https://klankosova.tv/kapet-arsenal-armesh-ne-nje-stalle-kuajsh-ne-vallaq-te-zvecanit-foto/Kapet arsenal armësh në një stallë kuajsh në Vallaq të Zveçanit (FOTO) – Klan Kosova

Një sasi e konsiderueshme e armatimit është kapur sot në fshatin Vallaq të Zveçanit.

Armatimit është kapur brenda një stalle të kuajve.

“Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë”, njofton policia transmeton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe KFOR-i amerikan dhe njësia monitoruese nga EULEX. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit.

“Janë zhvilluar edhe dy bastisje të tjera në dy lokacione, një në Mitrovicë Veri dhe një në Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore). Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim. Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë”.

The post Kapet arsenal armësh në një stallë kuajsh në Vallaq të Zveçanit (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT