E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizKapet 48-vjeçari shqiptar për trafikim drejt SHBA-së, i kërkonte nga 30-40 mijë...

Kapet 48-vjeçari shqiptar për trafikim drejt SHBA-së, i kërkonte nga 30-40 mijë dollarë për person

Policia në Shqipëri ka arrestuar një shtetas shqiptar të dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të qenieve njerëzore, që synonte transportimin ilegal të shtetasve shqiptarë dhe të huaj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Operacioni është realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të SHBA-së, e cila është e pranishme në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Ky operacion vjen pas hetimeve që kanë zgjatur për më shumë se një vit, duke zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal që ka operuar që nga viti 2020, transmeton Klankosova.tv.

Në përputhje me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është arrestuar S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ai bashkë me të dyshuar të tjerë, është akuzuar për lehtësimin e kalimit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga Shqipëria drejt SHBA-së, duke kërkuar pagesa që variojnë nga 30 mijë deri në 40 mijë dollarë për person.

Hetimet janë ende në vazhdim, me një koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Shqipërisë dhe partnereve ndërkombëtarë ligjzbatues, për të dokumentuar aktivitetet e tjera të këtij rrjeti të kontrabandës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498