Kapet 48-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej për drogë

Kapet 48-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej për drogë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka kapur një person, i cili ishte në kërkim me urdhër të gjykatës.

Sipas një njoftimi të policisë, ai u arrestua gjatë një aksioni të realizuar të mërkurën, transmeton Klankosova.tv.

 Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, më konkretisht nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar”.

“A.K mashkull, 48 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit), për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

The post Kapet 48-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej për drogë appeared first on Klan Kosova.