Kapen rreth 21 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

news image

Policia greke ka goditur një tjetër rast trafiku të drogës në kufirin e gjelbër greko-shqiptar, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroine dhe arrestuar një shtetas shqiptar.

Operacioni u zhvillua nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës, pas informacioneve se një sasi droge do të kalonte kufirin pranë Kapshticës për në Greqi.

Gjatë ndërhyrjes, policia ndaloi një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë në të cilën u gjetën 43 pako me gjithsej 21.5 kilogramë heroinë.

Autoritetet greke kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/