Tre shtetas kosovarë janë kapur nga Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrolleve rutinë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultuan të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Arrestimet u realizuan në bashkëpunim me DVP Kukës, ndërsa dy prej tyre janë të destinuar për ekstradim jashtë vendit, ndërsa njëri tjetër do të procedohet në Shqipëri.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, M.G., 65 vjeç, dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja”, “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Ai u dënua nga Gjermania me 4 vjet e 1 muaj burgim, dhe nga ky dënim i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.
Xh. S., 47 vjeç, akuzohet për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe pritet të ekstradohet në Kuvajt.
Ndërsa R.P., 36 vjeç, u kap pasi rezultoi i shpallur në kërkim kombëtar; Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


