Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 500...

Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 500 euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë është ndaluar një automjet me targa të huaja, i cili gjatë kontrollit të detajuar u konstatuan mallra të padeklaruara me vlerë të përafërt rreth 1,500 euro.

Sipas Doganës, drejtuesi i automjetit ishte pyetur nëse kishte mallra për deklarim dhe kishte deklaruar se nuk posedon asgjë. Megjithatë, bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti u dërgua për kontroll në vijën e dytë, ku u gjetën mallrat e padeklaruara.

Personi përgjegjës, një shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT