Njësitë policore në Ferizaj kanë kryer kontrolle te gjashtë kamionë që transportonin dru në këtë komunë.
Sipas njoftimit të policisë, shoferët e këtyre automjeteve, transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.
Policia ka bërë të ditur se kamionët dhe drunj janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.
The post Kapen gjashtë kamionë që transportonin drunj pa dokumentacion në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.