Prokuroria e Prizrenit është deklaruar se pas një hetimi disa mujor, janë prangosur  dy persona, D.G dhe L.G. për fajde.
Organi i akuzës bën të ditur se personat e dyshuar për fajde, e shfrytëzuan gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind.
âI dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që tâi paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me çâ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën, ka thënë prokuroria, transmeton Klankosova.tv.
âKontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuarâ.
âGjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekurâ.
Fajdexhinjtë në Prizren e detyruan viktimën të paguajë kamatë deri në 20 për qind
Ndiqni detajet, nga gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>