E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKapen dy orë luksoze në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e...

Kapen dy orë luksoze në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen  e një udhëtari, zyrtarë doganorë kanë gjetur dy orë të reja luksoze.

Sipas një njoftimi të Doganës, personi në fjalë nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

“Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në perfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT