Një person në Prishtinë ka rënë në prangat e policisë pasi në shtëpinë e tij u gjetën armë.
Sipas raportit 24 orësh, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri AK/47, një pushkë ajrore, një pistoletë , dy karikator të pistoletës dhe 9 fishekë.
Lidhur me rastin, janë intervistuar edhe dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
The post Kapen armë në shtëpinë e një personi në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.