Kaos te Suedia, tifozët duan shkarkimin e përzgjedhësit para ndeshjes me Kosovën

Kaos te Suedia, tifozët duan shkarkimin e përzgjedhësit para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Suedisë po përjeton një krizë në këto kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë janë shtuar problemet pasi po kërkohet edhe largimi i përzgjedhësit, Jon Dahl Tomasson.

Te kampi suedez e kanë pritur rëndë humbjen 2-0 nga Zvicra, të premten mbrëma në shtëpi dhe tani mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit të grupit.


Pas kësaj humbje, lojtarët e Suedisë janë vërshëllyer nga tifozët, ndërsa tashmë po kërkohet edhe dorëheqja e selektorit Jon Dahl Tomasson.

Kaos te Suedia, tifozët duan shkarkimin e përzgjedhësit para ndeshjes me Kosovën telegrafi.com

Është vet Tomasson, i cili është pyetur pas humbjes nga Zvicra, teksa ka thënë se i kupton këto kërkesa.

“I kuptoj tifozët, ata duan rezultate dhe fitore. Futbolli ka të bëj me emocionet”, ka thënë Tomasson pas ndeshjes.

Ndryshe, këto zëra dhe turbullira mund të jene pozitive për Kosovën, pasi ndeshja ndaj Suedisë luhet të hënën në udhëtim dhe mund të jetë ndeshje vendimtare për të dyja kombëtaret. /Telegrafi/