Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore

dhune ne familje

Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël ka gjetur strehë në një strehimore të Gjakovës.

Sipas policisë, gruaja u kanos nga bashkëshorti, i cili dyshohet se në momentin e aktit, ishte në gjendje të dehur, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/k. Si pasojë e kanosjes viktima së bashku me tre fëmijët e vegjël ishte larguar nga shtëpia dhe është strehuar në strehimore. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

The post Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore appeared first on Klan Kosova.