E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Kanë marrë 800 mijë euro nga një sipërmarrës serb…” – Për çka...

“Kanë marrë 800 mijë euro nga një sipërmarrës serb…” – Për çka e ka fjalën Berisha? (VIDEO)

Ish-deputeti Zafir Berisha ka ngrehur dyshimet “se një filialë e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut është financuar me 800 mijë euro nga një sipërmarrës serb gjatë fushatës elektorale”.

“…këta për rezervat shtetërore që i largun pse i hetun, ato pare kanë shku diku dhe unë natyrisht se kam të drejtë me dyshu se Serbia e ka financu…”, ka deklaruar Berisha në DPT Te Fidani.

“Këtë ma vërteton edhe deklarata e z. Taravari që e tha për filialin e Vetëvendosjes në Maqedoni, që kanë marrë 800 mijë euro nga një sipërmarrës serb në fushatë elektorale, që nënkupton….”

Mirëpo pasi gazetari Fidan Jupolli e ndërpreu dhe i tha se këto fjalë mund të kenë ardhur si pasojë e hatërmbetjes nga Taravari, Berisha pati një tjetër përgjigje:

“Pse është mos me i besu? A ma shumë duhet me i besu Dejona Mihalit apo Taravarit?”

The post “Kanë marrë 800 mijë euro nga një sipërmarrës serb…” – Për çka e ka fjalën Berisha? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT