Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka theksuar se qyteti dhe lagjja Shupkofci po tregojnë qartë dëshirën për ndryshim, një mesazh i reflektuar nga pritja dhe mbështetja e qytetarëve gjatë vizitave të fundit.
Peci u zotua për një qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve, duke vendosur në qendër të politikave nevojat e tyre.
“Ne jemi këtu për t’iu shërbyer qytetarëve”, tha ai, duke nënvizuar se ndryshimi i madh për Mitrovicën dhe Shupkofcin mund të arrihet vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët.
Kandidati i Vetëvendosjes theksoi se vizioni i tij dhe i partisë është të sjellin një frymë të re në qeverisjen lokale, duke e bërë Mitrovicën dhe Shupkofcin shembull të transparencës, zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.