Kandidati i PSD-së për asamblist: Jetesa e shtrenjtë, ankesa kryesore e prishtinasve (VIDEO)

Kandidati i PSD-së për asamblist: Jetesa e shtrenjtë, ankesa kryesore e prishtinasve (VIDEO)

Kandidati për asamblist nga PSD-ja, Bardh Ahmeti, ka thënë se programin e tyre për zgjedhjet komunale të 12 tetorit e kanë bërë në bazë të kërkesave dhe nevojave që i kanë marrë nga qytetarët në terren.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ankesa më e shpeshtë që e kanë pranuar nga qytetarët është se jeta në kryeqytet është shumë e shtrenjtë.

“Kur flet ti për këtë thonë se Komuna nuk ka shumë në dorë sa i përket kësaj çështje, por ne kemi punuar shumë për të gjetur zgjidhje për këtë. Komuna me politikat e saj mundet të ndërhyjë, në politikat e banimit ne kemi propozuar që Komuna të futet në ndërtim, madje është një projekt i gatshëm nga viti 2019 në të cilin ka punuar Drilon Pireva”.

“Ka qenë një projekt që Komuna e Prishtinës të ndërtojë një mijë njësi banesore të cilat i shet me koston e ndërtimit që sillet rreth 500 deri në 600 euro, pasi është pronë komunale. Pra ka mundësi që Komuna të bëjë angazhime të tilla që e zbusin këtë çmimin e fryrë. Nëse e shihni çmimin e banesave në Prishtinë është rritur nga viti 2021 deri në vitin 2025, nëse ka kushtuar metri katror 1 mijë euro tash ka shkuar në 1 mijë e 500 euro”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

The post Kandidati i PSD-së për asamblist: Jetesa e shtrenjtë, ankesa kryesore e prishtinasve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.