Kandidati i pavarur për kryetar të Vushtrrisë, Shaban Miftari, ka prezantuar planin e tij 4-vjeçar në rast se do të udhëheqë me këtë komunë.
Miftari tha se në qeverisjen e tij, tenderët do të jenë publik për qytetarë e media, teksa shtoi se do të ketë edhe raport mbi shpenzimet e projekteve të mëdha.
Ai po ashtu premtoi ndërtimin e një shkolle për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila tha se është arsyeja kryesore që e ka shtyrë t’i hyjë garës.
“Në arsim do të ndërtoj një shkollë speciale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe kjo më ka shtyrë që të hyj në këtë drejtim. Dhe familjet e tyre do ta kenë një pagë minimale”.
“Do t’i ndërtoj dy çerdhe, transport falas, shujta ditore në shkolla fillore, e staf profesional me psikologë e logopedë”, tha Miftari në Edicionin Special në Klan Kosova.
Kurse, për sa i përket shëndetësisë, ai u shpreh se do të sigurojnë pajisje moderne mjekësore e shujta falas për punëtorët shëndetësorë.
The post Kandidati i pavarur për Vushtrrinë, Miftari: Shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, arsyeja pse i hyra garës appeared first on Klan Kosova.