Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për bllokadën në Kuvend, ku ka urdhëruar që kryeparlamentari duhet të zgjedhet përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Në arsyetimin e këtij vendimi, ky institucion elaboron se propozimi i vazhdueshëm për votimin e një kandidati të njëjtë nga ana e grupit më të madh parlamentar, në këtë rast të VV-së, nuk duhet të shërbejë si mekanizëm i bllokimit, transmeton Klankosova.tv
“Në këtë kontekst, Gjykata konsideron që propozimi i vazhdueshëm për votim të kandidatit/es së njëjtë për Kryetar/e të Kuvendit nga ana e grupit më të madh parlamentar nuk duhet të shërbejë si mekanizëm i bllokimit që do të pamundësonte arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve. Për këtë qëllim, Gjykata vlerëson që përcaktimi i një mekanizmi debllokues për propozimin e kandidati/es për Kryetar/e të Kuvendit konsiderohet si i domosdoshëm dhe në mënyrë thelbësore do t’i shërbente përmbushjes së detyrimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e funksionimit të tij si organ përfaqësuesi i sovranit. Në dritën e këtij elaborimi, Gjykata vlerëson që në rast të dështimit të arritjes së shumicës së votave të të gjithë deputetëve për zgjedhjen e Kryetarit/es të Kuvendit, votimi i kandidatit/es të propozuar për Kryetar/e të Kuvendit mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë.”
The post ‘Kandidati i njëjtë votohet 3 herë’, Kushtetuesja: Propozimi s’duhet të shërbejë si bllokadë për arritjen e shumicës appeared first on Klan Kosova.