Kandidati i Nismës për asamblist në Prishtinë, Zabërgja kritikon LDK-në për qeverisje në kryeqytet (VIDEO)

Kandidati i Nismës për asamblist në Prishtinë, Zabërgja kritikon LDK-në për qeverisje në kryeqytet (VIDEO)

Kandidati për asamblist nga Nisma Socialdemokrate në Prishtinë, Endrit Zabërgja, ka thënë se për katër vite kanë punuar shumë si subjekt politik dhe kanë qenë shumë aktiv në kryeqytet.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka kritikuar drejtimin e Prishtinës në krye me Përparim Ramën si kryetar, duke thënë se janë dëmtuar qytetarët, dhe sipas tij, është shikuar më shumë interesi politik.

“Uroj që asnjë mandat tjetër të mos e përcjellin sfidat që e kanë përcjellë Prishtinën këto katër vite. Ky mandat është përballur me bllokada të ndryshme në një lojë të pa denjë mes opozitës dhe pozitës në bllokim të njëra-tjetrës”.

“Kemi pasur një situatë shumë fragjile me numrat, kemi pasur një përplasje mes koalicionit të vazhdueshëm më shumë se sa të fokusohemi në një zgjidhje konkrete në të mirë të Prishtinës. Në këtë mandat të zgjedhurit dhe një pjesë e kabinetit qeveritar janë marrë me çështje politike, duke synuar të bëjnë populizëm dhe propagandë dhe në realitet Prishtinën vetëm e kanë dëmtuar”, ka thënë Zabërgja. /Klankosova.tv

The post Kandidati i Nismës për asamblist në Prishtinë, Zabërgja kritikon LDK-në për qeverisje në kryeqytet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.