Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, që është kryetar aktual, qëndroi sot në Barilevë, fshatin e njohur për prodhime cilësore bujqësore.
Ai tha se ky vendbanim do të bëhet edhe më i famshëm, për këto produkte, në 4 vjetët e ardhshme.
Kundërkandidati i tij, Uran Ismaili nga PDK, ditën e shtune e nisi me një profesionist siç tha ai për arsim, teknologji dhe siguri, Lum Gashin, me të cilin tha se do të përpiqen ta bëjnë Prishtinën funksionale.
Ndërkaq, Hajrulla Çeko që garon nga LVV për kryeqytetin, të shtunën e nisi me dy djem të rinj që e ushtrojnë zanatin e berberit. Ai tha se jeta komunitare në lagjet e Prishtinës ekziston, dhe premtoi infrastrukturë të duhur për shërbim ndaj banorëve dhe klientëve të bizneseve në lagje.
Ndonëse jo në ndonjë aktivitet terreni, por gruaja e vetme kandidate që synon udhëheqjen e Prishtinës, Besa Shahini nga PSD, bëri me dije në profilin e saj Facebook se transporti shkollor është një ndër prioritetet e saj me sigurimin e 20 minibusëve për nxënës në shkolla publike.
Kurse, Bekë Berisha, kandidati nga AAK, gjatë mbrëmjes të së premtes shkoi në Kolovicë për të biseduar me banorët e kësaj zone për hallet e tyre.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
The post Kandidatët për Prishtinën – Rama me bujqit, Çeko me berberët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.