Kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës sot e nënshkruajtën Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Pas thirrjes së Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), në nënshkrimin e sotëm të Kodeksit në hapësirat e komunës së Tetovës janë nënshkruajtur Izet Zejneloviq nga partia Demokratët, Bajram Rexhepi nga kolaicioni “Aleanca kombëtare për integrim (AKI)”, Bilall Kasami nga koalicioni “Vlen”, Samka Ibraimoski nga koalicioni “Përvojë për sukses”, si dhe Stevica Sarkoski nga OBRM-PDUKM Partia Popullore.


Kandidatja Katka Bozhinoska nga partia E Majta nuk ishte e pranishme në ngjarjen.

Kryetari i KKZ Tetovë, Zulqyfli Rexhepi, e lexoi Kodeksin pas së cilës vijoi nënshkrimi dhe përshëndetja nga të gjithë kandidatët e pranishëm.

Kodeksi nënshkruhet në bazë të Nenit 8B të Kodit Zgjedhor me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Pesë kandidatë për kryetar komune më pas kishin edhe një takim jozyrtar, ku bashkërisht pinë kafe.