E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar ashpërsim të qëndrimit ndaj Rusisë, nëse Vladimir Putin nuk i përgjigjet pozitivisht thirrjes për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Në një intervistë për gazetën gjermane BILD, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump po tregojnë gjithnjë e më pak durim ndaj veprimeve të Kremlinit.

“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim 30-ditor në mënyrë që bisedimet e paqes të mund të përgatiten gjatë kësaj kohe. Tani topi është në fushën e Putinit. Putini duhet t’i përgjigjet këtij propozimi”, ka deklaruar Merz.

Ai paralajmëroi se në rast të refuzimit nga Rusia, Perëndimi do të reagojë me masa të forta.

“Në rast refuzimi, do të ketë një shtrëngim serioz të sanksioneve dhe mbështetje në shkallë të gjerë për Ukrainën – politike, financiare dhe ushtarake”, theksoi ai.

Merz shtoi se SHBA-të dhe presidenti Trump mbështesin plotësisht këtë qasje dhe po e humbin durimin me Putinin. Sipas tij, aktualisht ekziston një harmoni e jashtëzakonshme mes partnerëve evropianë dhe amerikanë për këtë çështje.

“Nëse nuk mund të arrihet një armëpushim, SHBA-të do të shtrëngojnë sanksionet kundër Rusisë. Vërej një marrëveshje të caktuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, si dhe gatishmërinë e Evropës në tërësi për të vazhduar negociatat”, tha Merz.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm për negociata direkte me Putinin, Merz tha: “Nëse lind nevoja, nëse ndihmon për t’i dhënë fund kësaj lufte, jam gati të bëj shumë. Por së pari duhet të shohim nëse mund ta arrijmë qëllimin e një armëpushimi pas kësaj fundjave”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT