Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë se edhe Gjermania është në të njëjtën linjë sa i përket rrëzimit të regjimit në Teheran.
“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran”, tha Merz.
“Në fakt, ka shumë njerëz të këqij në këtë botë”, shtoi Merz.
Kancelari gjerman tha se “shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur një qeveri vërtet të re në vend”, duke shtuar se shpresonte që lufta në Iran të mbaronte së shpejti.
Merz, ndër të tjera, u shpreh se është shumë i lumtur që po flet me presidentin Donald Trump gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


