Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur dyshime mbi suksesin e qëllimit të SHBA-së dhe Izraelit për ndryshimin e regjimit në Iran.
“Thjesht nuk jam i bindur se ajo që po ndodh tani, ajo që po bëjnë SHBA-të dhe Izraeli, do të çojë në sukses. Një muaj më vonë, nuk kemi shenja të deeskalimit”, tha Merz gjatë një konference të organizuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi vetë objektivin e kësaj qasjeje.
“A është ndryshimi i regjimit vërtet qëllimi? Nëse ky është qëllimi, nuk mendoj se do ta arrijnë. Shumicën e kohës, këto përfundojnë keq”, shtoi kancelari, duke iu referuar luftës në Afganistan.
Megjithatë, Merz theksoi se Gjermania është e gatshme të kontribuojë në një operacion për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pas përfundimit të konfliktit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


