Kancelari austriak Christian Stocker: Austria nuk do të marrë pjesë në Eurovision nëse Izraeli përjashtohet

Kancelari austriak Christian Stocker: Austria nuk do të marrë pjesë në Eurovision nëse Izraeli përjashtohet

Austria nuk do të marrë pjesë në Eurovision nëse nuk merr pjesë Izraeli.

Kancelari austriak Christian Stocker dhe Sekretari i Shtetit Alexander Proll konfirmuan se nëse do të ketë një bojkot të pjesëmarrjes së Izraelit në “Eurovision 2025”, i cili duhet të zhvillohet në Vjenë, transmetuesi kombëtar austriak ORF nuk do ta organizojë festivalin evropian.


Unioni i Transmetimeve të Eurovisionit njoftoi së fundmi se asambleja e saj e përgjithshme do të mbajë një votim në nëntor nëse Izraeli mund të marrë pjesë. Ky votim ishte planifikuar për në dhjetor, por u shty për në nëntor të këtij viti, shkruan The Jerusalem Post.

Yuval Raphael – New Day Will Rise (LIVE) | Israel 🇮🇱 | Grand Final | Eurovision 2025 youtu.be

Spanja, Irlanda, Sllovenia, Holanda dhe Islanda kanë konfirmuar më parë se nuk do të jenë pjesë e Eurovisionit nëse Izraeli merr pjesë.

Për më tepër, kancelari gjerman Friedrich Merz tha më parë se Gjermania do të tërhiqej nga gara nëse Izraeli nuk merrte pjesë, duke vënë në dukje se “Gjermania ka një përgjegjësi historike”.

Kur u pyet në një intervistë në televizionin ARD nëse Gjermania duhet të heqë dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja në atë rast, politikani u përgjigj: “Do ta mbështesja. Mendoj se është skandal që po diskutohet fare. Izraeli e ka vendin atje”.

Sipas Eurovision Fun, kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig, tha se përjashtimi i Izraelit do të ishte “gabim i madh”. /Telegrafi/