E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKanalet e ujësjellësit dyshohet se u gjuajtën me dinamit - Flet kryeshefi...

Kanalet e ujësjellësit dyshohet se u gjuajtën me dinamit – Flet kryeshefi i Kompanisë Rajonale ”Ibër Lepenc” – Insajderi

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është…

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani

Ndërsa dyshohet se kanalet e ujësjellësit të Kompanisë Rajonale ”Ibër Lepenc” në veri të vendit dyshohet të jenë sulmuar me dinamitë.

Kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka, tha se është hedhur dinamit dhe se janë duke provuar që ta sanojnë dëmin.

“Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë. Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT