Anise u kthyen nga disavantazhi prej 18 pikëve, në epërsi prej një sosh, Bashkimi nuk mundi të largohet nga palestra “Minatori” me fitore.
Trepça arriti që triumfojë në derbin kryesor të xhiros së 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, me rezultat 93-88.
Mitrovicasit e filluan në mënyrën fantastike ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë me 15 pikë epërsi, 32-17, raporton Klankosova.tv
Mysafirët u këndellën në vijim të takimit, për ta fituar 10 minutëshin e dytë 12-17.
Edhe fraksioni i tretë u takoi “Arpagjikve”, 20-26.
Në çerekun e fundit, prizrenasit kishin seri fantastike, madje duke kaluar edhe në avantazh, 78-79, por që vazhdimi i takoi “Torcidës”, të cilët shpejt u ngriten në tetë pikë, 88-80.
Nga ai moment, pos shkrirjes së diferencës, “Portokallinjët” nuk mundën të bëjnë më shumë, njofton Klankosova.tv
Pas këtij triumfi, Trepça e rimerr vendin e parë, ku bashkë me Bashkimin kanë regjistruar nga 15 fitore e 7 humbje.
The post Kampionët e fitojnë derbin në Mitrovicë, Trepça 93-88 Bashkimi appeared first on Klan Kosova.