Kamioni dyshohet se goditi katër automjete tjera, Policia: Tre të lënduar në Vragoli, dy prej tyre rëndë

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

The post Kamioni dyshohet se goditi katër automjete tjera, Policia: Tre të lënduar në Vragoli, dy prej tyre rëndë appeared first on Klan Kosova.