Kamerat kapin macen duke hedhur miun në tenxheren me ushqim

Kamerat kapin macen duke hedhur miun në tenxheren me ushqim

Një grup shpëtuesish të kafshëve në Kaliforni ndanë pamje nga kamerat e sigurisë që kapin momentin kur një mace “i dha shije” darkës së familjes së saj me një përbërës të veçantë: një mi të ngordhur.

Merced SPCA ndau foto të kapura nga një kamerë sigurie në kuzhinën e shtëpisë.


Fotografitë tregojnë macen Wendy, duke hedhur një mi të ngordhur në një tenxhere.

“Ne të gjithë duhet të jemi po aq të kujdesshëm sa zonjusha Wendy”, thotë postimi me shaka. /Telegrafi/