Kamenicë: Parandalohet kontrabandimi i materialeve medicinale e dentare

Kamenicë: Parandalohet kontrabandimi i materialeve medicinale e dentare

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Berivojcë të Kamenicës, është ndaluar një veturë me targa vendore.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të veturës, është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

“Zyrtarë policorë të të SPMK–Muqivercë në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë, rreth orës 17:00, pas një organizimi taktik, kanë arritur të parandalojnë një tentativë për kontrabandë. Në fshatin Berivojcë- Kamenicë, është ndaluar një veturë me targa vendore, me drejtues një mashkull kosovar”.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në të është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallit në Doganën e Dheut të Bardhë”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv

The post Kamenicë: Parandalohet kontrabandimi i materialeve medicinale e dentare appeared first on Klan Kosova.