Prej vitit 2007, familja Hoti nga Fushë-Kosova thotë se nuk e ka gëzuar kurrë pronën që e bleu me dokumente të rregullta. Shtëpia e tyre, dikur e menduar si strehë për pleqëri, sot është pothuajse e rrënuar dhe e mbushur me mbeturina.
75-vjeçarja Remzije Hoti thotë se para blerjes nuk kishte pasur asnjë problem me Millakët. Por me rritjen e vlerës së tokës, fqinjët nuk treguan interes për ta blerë, por – siç thotë ajo – për ta uzurpuar, raporton Kiks Kosova.
Në vitin 2011, burri i saj, Shahini, në moshë të shtyrë dhe invalid, u sulmua nga Mustafë Millaku. Rasti u raportua në Polici, por sipas Hotëve, drejtësia nuk veproi si duhet.
Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:
The post “Kam me t’myt, e me t’shti n’dhe këtu”: Familja Hoti s’hyn në pronën e vet që 18 vjet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.