E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kam-me-te-vra-e-moshuara-rrefen-si-po-kercenohet-nga-djali-i-burrit-te-ndjere-video/“Kam me të vra”, e moshuara rrëfen si po kërcënohet nga djali...

https://klankosova.tv/kam-me-te-vra-e-moshuara-rrefen-si-po-kercenohet-nga-djali-i-burrit-te-ndjere-video/“Kam me të vra”, e moshuara rrëfen si po kërcënohet nga djali i burrit të ndjerë (VIDEO) – Klan Kosova

Sevdije Krasniqi Qorri, një 64-vjeçare nga Drenasi, ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme që, sipas saj, po i vijnë nga fëmijët e burrit të saj tashmë të ndjerë.

E moshuara pretendon se prej vitesh është në konflikt për çështje pronësore, konkretisht për shtëpinë dhe tokën ku aktualisht jeton.

 Kërcënimet më të rënda, sipas saj, po i vijnë nga djali i ndjerë i burrit, i cili jeton në Australi.

“Prej djalit të vogël të burrit, më kërcënon. Ai jeton në Australi, dhe vetë babait të tij i ka thënë: ‘Gruas tënde kam  me vra, nuk ia lejoj asnjë pllam të pronës tonë’”, ka deklaruar Krasniqi-Qorri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndërkohë rasti i saj është paraqitur edhe në gjykatë.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese:

 

The post “Kam me të vra”, e moshuara rrëfen si po kërcënohet nga djali i burrit të ndjerë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT