Frika është bërë bashkëjetuese me gjithë banorët e kësaj ndërtesë kolektive në Shipol të Mitrovicës.
Një nënë po përjeton çdo ditë atë që për shumë të tjerë mund të duket si skenar filmi horror.
Asaj dhe dy fëmijëve, nuk u ka mbetur zgjidhje vetëm se të ngujohen gati cdo ditë brenda katër mureve, shkaku i një gruaje që, sipas saj, ua ka kthyer jetën në makth.
Por, edhe ngujimi nuk po ua heq frikën, pasi apartamenti i tyre është ngjitur me atë të gruas problematike
E njëjta grua që po e kërcënon, sipas saj, ka tentuar disa herë edhe të sulmojë fizikisht fëmijët dhe banorët e tjerë të ndërtesës. Por nuk mjafton vetëm kaq.
Por ajo që e trondit më shumë këtë nënë është gjendja e fëmijëve të saj.
Fëmijët nuk mund të shijojnë oborrin dhe natyrën për të kaluar kohë nga frika e se mund të takohen me fqinjen që nuk po i lë rehat.
Sipas saj, përkundër raportimeve të shumta në polici, situata nuk ka ndryshuar
Nga pamundësia për të jetuar në një vend tjetër ata detyrohen të përjejtojnë të gjitha këto.
Sipas nënës po të kishte mundësi as edhe një ditë nuk do të rrinte në atë ndërtesë .
Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, kjo nënë është detyruar të bëhet roje, psikologe, mbrojtëse dhe zë i dëshpëruar i një historie që mund të ketë fund tragjik nëse vazhdon të injorohet.
The post “Kam me të myt ty edhe fëmijët”, “nanën e keni K…vë,” – Nëna nga Mitrovica në hall nga fqinja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.