E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKam folur për mbështetje, jo ndarjeSinjali

Kam folur për mbështetje, jo ndarjeSinjali

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për luftën në Ukrainë, Keith Kellogg, mohoi pretendimet se ai kishte propozuar ndarjen e shtetit ukrainas, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta britanike The Times raportoi se Kellogg kishte sugjeruar në një bisedë që forcat britanike dhe franceze të merrnin kontrollin mbi perëndimin e Ukrainës si pjesë e “forcave për sigurimin e stabilitetit”, ndërsa ushtria ruse do të qëndronte në lindje. Thuhet se ai kishte deklaruar se kjo “mund të ngjante me ndarjen e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore”.

Më pas, Kellogg ka reaguar në platformën X duke pohuar se fjalët e tij ishin “keqinterpretuar”.

“Kam folur për forca që do të mbështesnin sovranitetin ukrainas pas një armëpushimi. Nuk kam folur për ndarjen e Ukrainës”, pohoi ai.

Ndryshe, as Shtëpia e Bardhë dhe as Kievi zyrtar nuk e komentuan këtë shkrim të gazetës britanike.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT