Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona të dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë me dy vetura, mbrëmjen e së shtunës në Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit në vetura u gjet mall, kryesisht produkte ushqimore dhe higjienike, transmeton Klankosova.tv.
“Malli është dërguar në doganë për verifikim dhe, me vendim të prokurorit, rasti po hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.


