E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeSportKaluam “Bernabeu”, sfidën më të madhe të Europës – Indeksonline.net

Kaluam “Bernabeu”, sfidën më të madhe të Europës – Indeksonline.net

23:31 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh

Mikel Arteta kërkon që të vazhdojë të shkruajë historinë në Europë në drejtimin e Arsenalit.

Trajneri i “topçinjve” theksoi në konferencën për mediat se ekipi kishte kaluar një sfidë shumë të madhe përballë Realit, ndaj dëshironte të vazhdonte në këtë rrugë.

“Jemi plot energji dhe entuziazëm. Tani duhet të testojmë kufijtë tanë dhe të shohim se sa larg mund të shkojmë. Ky është momenti. Po shkruajmë historinë, por do të synojmë më shumë. Diferencat në një gjysmëfinale janë shumë të vogla dhe tani bëhet fjalë që t’i shfrytëzojmë ato”, deklaroi Arteta.

Ai foli edhe për eliminimin e Realit, atmosferën e ekipit dhe mungesat.

 “”Bernabeu” është sfida më e madhe që mund të kesh në Europë dhe ne i fituam të dyja ndeshjet. Kjo na jep besim për këtë gjysmëfinale. Pres një atmosferë edhe më të mirë se ajo kundër Real Madridit. Dua që të gjithë të veshin fanellat e tyre dhe të japin gjithë shpirtin në stadium. Ndeshja kundër Real Madridit ishte ajo me atmosferën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë këtu si lojtar apo trajner. Dhe ne duam ta përmirësojmë atë. Mikel Merino dhe Ben Uajt janë stërvitur mirë dhe janë të gatshëm të luajnë. Tomas, për fat të keq, është jashtë për shkak të pezullimit dhe Kalafiori është ende jashtë” tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT