Kaltrim Ukehaxhaj merr përkrahje në Carrabreg për garën për Asamblenë e Deçanit

Kaltrim Ukehaxhaj merr përkrahje në Carrabreg për garën për Asamblenë e Deçanit

Në një takim të mbajtur mbrëmë në fshatin Carrabreg, kandidati për Asamblenë Komunale të Deçanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kaltrim Ukehaxhaj së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës, Jeton Mushkolaj, u pritën me përkrahje të madhe nga banorët e këtij fshati.

Gjatë këtij takimi i zhvilluar në mesin e familjeve me traditë dhe vlera të mëdha qytetare e kombëtare, u dha një mesazh i qartë se ndryshimi nuk është më vetëm një synim, por një proces që ka filluar dhe po zhvillohet bashkë me qytetarët.


“Ndryshimi nuk vjen nga premtimet, por nga bashkimi i zërave që besojnë në të. Carrabregu dëshmoi se ky ndryshim ka filluar”, u shpreh Ukehaxhaj gjatë fjalimit të tij

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se kjo përkrahje është përgjegjësi për të punuar me përkushtim në interes të të gjithëve.

Ukehaxhaj garon në listën e LDK-së për Asamble në Deçan me numrin 23. /Telegrafi/