Në Shqipëri, seanca paraprake për rastin e koncensionit të sterilizimit, vendosi sot kalimin për gjykim të kësaj çështjeje, në qendër të së cilës është ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe ish zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40 përqind të aksioneve të konsorciumit, që kishte fituar konçensionin. Gjashtë të pandehur të tjerë janë anëtarë të komisionit që vlerësoi ofertat.
Ndërsa prokuroria ngriti fillimisht ndaj zoti Beqaj, akuzën e shpërdorimit të detyrës, në fund të vitit gjykata e ndryshoi atë në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, përfshirë dhe Rrapajn e Rrjepajn.
Ish ministri Beqaj tha sot gjatë seancës kur ju kërkua të paraqiste argumentat e tij, se as ai dhe as zoti Rrjepaj dhe Rrapaj, nuk mund të mbrohen për akuza, që sipas tij, janë të pasqaruara, të pashkruara e të pambështetura në ndonjë fakt e provë konkrete. Ai akuzoi gjyqtaren e seancës paraprake, për të cilën kishte kërkuar dhe përjashtimin, se kishte dëmtuar qëllimisht procesin e rregullt ligjor dhe të drajtet e tij proceduriale.
Zoti Beqaj, ndryshe nga të tjerët, nuk kërkoi gjykim të shkurtuar, por do të ndjekë, procedurën e zakonshme, gjë e cila do të kërkojë dhe thirrjen e dëshmitarëve gjatë procesit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohet se llogaritjet e kostove të sterilizimit janë të fryra artificialisht, dhe se ish ministri Beqaj ishte në dijeni të këtij fakti dhe nuk ndërhyri për t’i anulluar ato, e po ashtu nuk ndërhyri as për të shmangur konfliktin e interesit mes zëvendësit të tij dhe sipërmarrësit përfitues të koncesionit, duke i miratuar procedurat në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore.
Në fillim të muajit korrik, zoti Beqaj u arrestua për një tjetër çështje. Ai dyshohet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë, raporton REL.
Në gusht të vitit të kaluar, atij dhe personave të përfshirë në këtë çështje, iu sekuestruan llogari e depozita bankare si dhe aksione në një restorant në Tiranë. Disa muaj më pas, nën sekuestër do të vihet dhe një apartament në zonën e Lungomares në Vlorë, të cilin zoti Beqaj, dyshohet ta ketë fshehur në emër të dikujt tjetër.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);