Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeKalon Ligji për Çmimet Tavan, Klani raporton direkt nga Kuvendi (VIDEO)

Kalon Ligji për Çmimet Tavan, Klani raporton direkt nga Kuvendi (VIDEO)

Nga ora 17:00 sot në Kuvend po mbahet Seanca Plenare për shqyrtimin dhe miratimin e 10 pikave të rendit të ditës.

Nga aty po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ku tregoi për zhvillimet deri më tani.

“Për më shumë se dy orë këtu u diskutua për projektligjin për çmimet tavan, dhe debatuan e diskutuan deputetët e opozitës dhe asaj të pozitës ku këta të fundit e kundërshtuan këtë projektligj duke thënë se mund t’i dëmtojë bizneset, e sidomos ato të voglat, dhe se Qeveria është parë që nuk ka mundur t’i menaxhojë çmimet e naftës,e njëjtë mund të ndodhë me menaxhimin e çmimeve të produkteve themelore”, tha Hoda në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës.

“Pavarësisht diskutimeve dhe kundërshtimeve nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ky projektligj u miratua me 63 vota për”.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT