Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për progresin drejt integrimit evropian.
Gjatë turneut të saj rajonal, që e nisi më 21 maj me një vizitë në Serbi, Kallas ka bërë të ditur se do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
“Tani është koha për riangazhim”, ka shkruar ajo në platformën X, duke shtuar se do të bisedojë për “rrugën e tyre drejt BE-së”.
Në Beograd, kryediplomatja e BE-së është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se “Serbia mbetet partner i besueshëm për të gjithë që sinqerisht duan bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”.
Kallas do të qëndrojë në Kosovë më 22 maj, në vazhdën e takimeve me liderët e rajonit për të ripërtërirë angazhimin e BE-së në proceset integruese dhe për të shtyrë përpara dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.
Back in the Western Balkans.
I will be visiting Serbia, Kosovo and North Macedonia in the next two days and engage with governments and the civil society on their EU path.
The Belgrade-Pristina Dialogue is a must in moving forward. Now is the time to re-engage. pic.twitter.com/u6dphKMOEp
— Kaja Kallas (@kajakallas) May 21, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);