E enjte, 22 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune

Kallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, do të zhvillojë një darkë pune me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të enjten mbrëma, raporton Gazeta Sinjali.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo darkë organizohet në kuadër të vizitës së Kallas në Kosovë.

“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë në detyrë.

Po ashtu, Kallas gjatë një konference për media pas takimeve me zyrtarët serbë ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë që kjo ka për të ardhmen e rajonit.

“Nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e marrëdhënieve, por është e një rëndësie esenciale për të ardhmen e Serbisë. Është koha të lihet prapa e kaluara dhe të punohet për të ardhmen e përbashkët. I ftoj përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës të vinë në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur dhe të diskutojnë për hapat konkret përpara”, ka deklaruar Kallas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT