Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj sulmit të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ndodhi gjatë natës dhe shkaktoi viktima të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në platformën “X”, Kallas shkroi se ky sulm është dëshmi se “Rusia është e vendosur për më shumë vuajtje dhe asgjësimin e Ukrainës”.
“Është shkatërruese të shoh fëmijë mes viktimave. Mendimet e mia janë me familjet sot”, shtoi ajo, duke shprehur ngushëllime për humbjet njerëzore.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe tre fëmijë, në atë që cilësohet si një ndër sulmet më të ashpra të javëve të fundit.
“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”, përfundoi reagimin e saj Kallas.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);