Lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se policia nuk i zgjidh këto çështje si me ‘shkop magjik’.
Kajtazi tha se është shqetësuese është se i dyshuari për vrasje mund të kryej edhe krime të tjera.
“Ka instrumente të mjaftueshme për t’u zgjedhur procedura. Në demokraci nuk mudn ta privosh askënd nga liria pa pasur prova që dëshmojnë fajësinë e tij. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në raport me policinë. Ajo që është me rëndësi është se për gjithë procesin ekzistojnë gjurmë dhe shkresa që mund ta zbardhin këtë proces. Vetëm në diktaturë njerëzit mund të mbahen të privuar nga liria në mënyrë arbitrare”, tha Kajtazi.
Ai shton se rasti është tragjedi e madhe që i ka ndodhur Gjilanit.
Derisa nënvizon se krita ekonomike po shkakton efekte të ndryshme psikologjike që çojnë në këtë ngjarje.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Kajtazi thotë se është shqetësuese që Mefail Shkodra gjendet në liri: Mund të kryej edhe krime të tjera (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.