Kajtazi liston organizatat që Thaçi i kishte shpallur terroriste (VIDEO)

Kajtazi liston organizatat që Thaçi i kishte shpallur terroriste (VIDEO)

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka kujtuar se gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte president, Kosova ishte ndër vendet e para që shpalli organizata të ndryshme ndërkombëtare si terroriste.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se në vitin 2016 Thaçi kishte marrë madje edhe një kërcënim nga udhëheqësi i atëhershëm i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

“Në vitin 2016, udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, i dërgon një letër Hashim Thaçit, atëkohë president i Kosovës, dhe i thotë të mos përfshihet në luftën kundër terrorizmit, kundër ISIS-it, sepse kemi punë me juve. Dhe ai merr një kërcënim shumë të rëndë. Natyrisht, Kosova është pjesë e atyre shteteve të para që ISIS-in e shpalli organizatë terroriste. Edhe Al-Qaedën e shpalli organizatë terroriste, edhe Hezbollah-un, edhe Al-Nusran, kemi edhe të tjera,  Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës e shpalli organizatë terroriste, po ashtu edhe Hamasin”, deklaroi Kajtazi. /Klankosova.tv

 

 

The post Kajtazi liston organizatat që Thaçi i kishte shpallur terroriste (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.