E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKajtazi: Lënda e Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e...

Kajtazi: Lënda e Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme (VIDEO)

Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se lënda e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme.

Kajtazi tha se arsye për këtë është që  Kushtetuesja nuk pranon pyetje, përcjell Klankosova.tv.

“I ka dërguar pyetje, në 2015-tën Gjykata Kushtetuese ka thënë “nuk përgjigjemi më në pyetje, sepse nuk jemi organ këshillues”.

“Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese këtë lëndë e shpallë të papranueshme. Unë publikisht këtu po u them që kjo lënd shpallet e papranueshme, sepse nuk pranon më pyetje, e dyta, zonja Osmani po kërkon sqarime për një konflikt institucionesh, sepse Kuvendi i Kosovës po thotë po i cenon të drejtat Kushtetuese të mijat dhe të Qeverisë”.

“Në rastin konkret, këtu nuk ka konflikt fare dhe presidentja nuk është palë në procedurë”, u shpreh tutje Kajtazi./Klankosova.tv

The post Kajtazi: Lënda e Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT