Kajtazi: Kushtetuesja po mundohet të tregojë se Kurti nuk po ndjek rrugë të arsyeshme (VIDEO)

Kajtazi: Kushtetuesja po mundohet të tregojë se Kurti nuk po ndjek rrugë të arsyeshme (VIDEO)

Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Gjykata Kushtetuese është duke u munduar t’i tregojë ndërkombëtarëve se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ndjekë rrugë të arsyeshme për vendin.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese kadal dal po mundohet me ia kallëzu një rrugë demokratike këtij njeriu për me i bind edhe këtë parti edhe partitë e tjera por edhe ndërkombëtarët që qiky njeri nuk është duke ndjekur rrugë të arsyeshme”, tha Kajtazi.

“Gjykata Kushtetuese nuk është organ ekzekutiv, ajo interpreton, edhe mund të ketë interpretim të katërt edhe të pestë. Sikur partia e parë të ishte normale, asnjëri prej aktgjykimeve nuk kish pas nevojë me nxjerr, se qysh në start çështja ka qenë e qartë. Por ne e kemi një Albin Kurti që e konfirmoi edhe vet që nuk punon për interesa të këtij vendi”, vijoi tutje ai.

Ai shtoi se Kurti është rreshtuar në anën e gabuar dhe nuk i përfaqëson më interesat e Kosovës.

The post Kajtazi: Kushtetuesja po mundohet të tregojë se Kurti nuk po ndjek rrugë të arsyeshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.