Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen

Vehbi Kajtazi

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po kryen tradhti kombëtare.

Kështu u shpreh ai mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, lidhur me pezullimin e dialogut strategjik ShBA-Kosovë.

Ndër të tjera Kajtazi tha se është urgjencë kombëtare që Lëvizja Vetëvendosje të largohet nga pushteti.

“Ky është duke kryer tradhti kombëtare, sepse ky njeri nuk i shërben Kosovës. Ama një fakt që Albin Kurti i shërben Kosovës? Këta janë antishqiptar, është urgjencë kombëtare që Albin Kurtin me krejt këtë strukturë kriminale me i largu, përndryshe ky vend nuk ka me pas të ardhme”, u shpreh Kajtazi.

The post Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen appeared first on Klan Kosova.