Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit si një “moment përcaktues” në historinë e Iranit.
Në një reagim në rrjetin social X, ajo theksoi se e ardhmja mbetet e pasigurt, por se tashmë ekziston një mundësi për një Iran ndryshe, ku qytetarët mund të kenë më shumë liri për të formësuar vendin e tyre.
Kallas shtoi se është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë vendet e rajonit, për të gjetur hapa konkretë drejt uljes së tensioneve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


